Ndërlidhjet

Sulmi vetëvrasës, vret 47 nxënës në Nigeri


Ilustrim

Ilustrim

Më së paku 47 nxënës kanë vdekur nga një sulm me bombë në veri të Nigerisë.

Njoftohet se një sulmues vetëvrasës me bombë, i veshur më uniformë të shkollës, ka hyrë brenda duke mbajtur në çantë një eksploziv.

Dëshmitarët kanë treguar për trupat e shumtë që kanë parë të mbuluar me gjak.

Ndërsa njoftohet se përveç të vdekurve, qindra të tjerë janë plagosur.

Prapa këtij sulmi, besohet se qëndron grupi ekstremist islamik ‘Boko Haram’, i cili ka vu në shënjestër shkollat në Nigeri, në përpjekje për të shtrirë Shtetin Islamik, në gjithë vendin.

I njëjti grup, po ashtu thuhet se është përgjegjës për sulmin ndaj një shkolle shiite, javën e kaluar, me ç’rast kanë vdekur më shumë se 30 persona.

Është po ky grup që në muajin prill, ka rrëmbyer plotë 200 nxënëse (femra) nga qyteti Chibok.

XS
SM
MD
LG