Ndërlidhjet

Arrestohet ish kreu i shërbimeve të sigurisë ukrainase


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i sigurimit të shtetit të Ukrainës, Volodymyr Bik, është arrestuar me dyshimin për ‘tradhti të lartë’.

Bik, ka qenë edhe udhëheqës i Shërbimit të Inteligjencës në Ukrainë, për një kohë të shkurtër kur në pushtet ishte ish-Presidenti, Viktor Janukoviç.

Kreu i sotëm i Shërbimit të Inteligjencës në Ukrainë, Valentyn Nalyvaychenko, ka thënë se Bik, dyshohet se ka ndihmuar shtetet e huaja për të ndërmarrë aktivitete diversante në Ukrainë.

Ai ka treguar, se Bik është arrestuar më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG