Ndërlidhjet

Putin nuk i frikësohet rënies së monedhës ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se Kremlini nuk do të kufizojë lëvizjen e parave dhe as nuk do të marrë "masa emergjente", për të frenuar rënien e rubles ruse.

Duke folur para biznesmenëve, sot, më 10 nëntor në samitin e Azi-Paqësorit në Pekin, Putin tha se Rusia po merr "masat e nevojshme", në përgjigje të "luhatjes serioze" të rubles.

Rubla ka humbur 40 përqind të vlerës së saj, vetëm gjatë këtij viti.

Kjo si rezultat i sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, për shkak të përfshirjës së Moskës në konfliktin në Ukrainë.

“Rusia e ka në kontrollë situatën, pa pasur nevojë që të ndërmarrë ndonjë hap të jashtëzakonshëm emergjent”, ka thënë Putin.

Ndryshe, para disa ditësh, është njoftuar edhe për një tjetër rënie të rubles ruse, kundrejt dollarit dhe euros.

Ajo ka rënë në 48 ndaj dollarit dhe 59.4 ndaj euros.

XS
SM
MD
LG