Ndërlidhjet

Arrestohet blogeri i njohur nga Azerbajxhani


Blogeri, Mehman Huseynov.

Blogeri, Mehman Huseynov.

Një bloger i njohur nga Azerbajxhani, është arrestuar nga autoritetet e vendit, derisa po përpiqej që të udhëtonte jashtë vendit.

Mehman Huseynov, nga Instituti për ‘Liri dhe Siguri të Gazetarëve’, është arrestuar, sot më 10 nëntor, në aeroportin e Baku-s. Ai ishte nisur për në Gjeorgji, për të marrë pjesë në një konferencë për media, organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në vitin 2012, blogeri Huseynov e ka pasur të ndaluar që të largohet nga Azerbajxhani, për tri vitet e ardhshme, pasi që është akuzuar se ka ofenduar një polic.

Hetimi ka ngecur që nga atëherë, ndërsa Huseynov kishte kërkuar zyrtarisht leje për të udhëtuar dhe për t’ju hequr ndalesa, por zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk ka dhënë asnjë përgjigjje, lidhur me pozicionin e tij.



XS
SM
MD
LG