Ndërlidhjet

logo-print

Putin kërkon të orientojë tregtinë kah vendet aziatike


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpreson që të rrisë tregtinë me vendet e Azisë dhe t’i zgjerojë eksportet e saj në rajon.

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, për shkak krizës në Ukrainë, kanë bërë që Putin të itensifikojë përpjekjet e tij për të rritur bashkëpunimin tregtarë me vendet e aziatike.

Për këtë çështje, Putin ka folur gjatë samitit vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili po zhvillohet sot në Beijing.

“Tregtia me rajonin e Azi-Paqësorit, aktualisht përbën më shumë se një të katërten e qarkullimit të përgjithshëm të tregtisë ruse”, ka thënë Putin sot, më 10 nëntor.

Ai ka shtuar se do të përpiqet që në të ardhmen këtë qarkullim ta zgjerojë në 40 përqind.



XS
SM
MD
LG