Ndërlidhjet

Vdes piloti veteran i Luftës Dytë Botërore


Ilustrim

Ilustrim

Talgat Bigeldinov, një pilot legjendar sovjetik i Luftës Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 92 vjeçare në Kazakistan.

Bigeldinov, ishte i vetmi kazak etnik, i vetmi veteran i mbijetuar në Almaty, deri në vdekjen e tij, sot, më 10 nëntor.

Atij i ishte dhënë medalji i Heroit i Bashkimit Sovjetik, dy herë gjatë luftës.

Bigeldinov, ka qenë i lindur më 5 gusht 1922 në Pishpek, Bishkeku i sotëm, kryeqyteti i Kirgizisë.

Bigeldinov, ka marrë pjesë në 305 fluturime, mes vitit 1943 dhe 1945, përfshirë edhe fluturimet mbi Berlin, gjatë ditëve të fundit të luftës.

Ai ka shkatërruar 7 avionë luftarak nazist, ndërkohë që avioni i tij, është goditur vetëm njëherë.

Kapiten në fund të luftës, Bigeldinov e vazhdoi karrierën e tij si pilot ushtarak dhe u ngrit në gradën e Gjeneral-Major.

Më vonë, ai u bë pilot i aviacionit civil.

XS
SM
MD
LG