Ndërlidhjet

Izraeli, betohet se do të jetë i ashpër ndaj sulmuesve arabë


Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar se do të jetë i ashpër ndaj valëve të vazhdueshme të dhunës arabe në këtë vend, shkruan Associated Press.

Reagimi i tij, ka ardhur sot, pasi një ushtar izraelit u sulmua me thikë nga një arab, në stacionin e trenit në Tel Aviv.

Duke folur me anëtarët e Partisë së tij Likud, kryeministri Netanyahu, tha se do të përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i ndaluar trazirat që e kanë tronditur Jeruzalemin lindor, Izraelin verior dhe Tel Avivin.

Ai gjithashtu paralajmëroj, se do të ndërmerrë masa të reja, duke përfshirë edhe demolimin e shtëpive të sulmuesve.

“Sulmuesit duhet të mendojnë që të shpërngulen në Bregun Perëndimor apo në Rripin e Gazës”, është shprehur ai



XS
SM
MD
LG