Ndërlidhjet

SHBA ndryshon regjimin e vizave me Kinën


Presidentët e SHBA-ës dhe Kinës, Barack Obama dhe Xi Jinping.
Presidentët e SHBA-ës dhe Kinës, Barack Obama dhe Xi Jinping.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë publike një marrëveshje me Kinën, në lidhje me kushtet e udhëtimit midis dy vendeve.

Duke folur në margjina të samitit të vendeve të Azi-Paqësorit në Pekin, Obama ka thënë se, më marrëveshjen e re, vizat studentore do të jenë valide për pesë vjet dhe jo vetëm për një, siç janë aktualisht.

Edhe vizat turistike dhe biznesore do të zgjaten nga një në dhjetë vjet.

Regjimi i ri i vizave do të hyjë në fuqi nga data 12 nëntor.

Analistët thonë se regjimi i ri do të sjellë më shumë turistë në SHBA e rrjedhimisht edhe miliarda dollarë shtesë në ekonomikë amerikane.

XS
SM
MD
LG