Ndërlidhjet

Vuçiq: U humb shansi për kapitull të ri marrëdhëniesh


Beograd, 10 nëntor 2014.
Beograd, 10 nëntor 2014.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është humbur shansi për një “faqe të re” në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Beogard.

Dy kryeministrat janë përplasur për çështjen e Kosovës.

“Sot kemi pasur shansin të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Më vjen keq që provokimi që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë që shansi në këtë moment të humbet. Por, ne ende duam që të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Vuçiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG