Ndërlidhjet

logo-print

Një izraelite vritet me thikë në Bregun Perëndimor


Bregu Perëndimor - foto arkivi

Bregu Perëndimor - foto arkivi

Një izraelite 26 vjeçe është therur për vdekje në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Incidenti ka ndodhur disa orë pas një sulmi tjetër me thikë, i cili ka plagosur një ushtar në Tel Aviv.

Sulmi i fundit ka ndodhur pranë lagjes hebreje, Alon Shvut.

Sulmuesi është qëlluar nga një roje e sigurisë.

Ndërkaq, në lidhje me sulmin në Tel Aviv është arrestuar një palestinez nga qyteti Nablus i Bregut Perëndimor.

Sulmet me thika vijnë në kohën e tensioneve në rritje midis Izraelit dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG