Ndërlidhjet

Emetim aksidental i dioksidit të squfurit në Moskë


Moskë
Moskë

Autoritetet shëndetësore në Moskë kanë porositur banorët që të mos shqetësohen nga era e keqe që ka përfshirë pjesë të kryeqytetit.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se era e keqe është pasojë e emetimeve aksidentale që janë bërë gjatë mirëmbajtjes së një impianti të gazit, në periferi të qytetit.

Sipas tyre, era është shkaktuar nga dioksidi i squfurit, por sasia e emetuar nuk është e mjaftueshme për të dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Era e keqe ka bërë që shumë banorë të Moskës të rapotojnë problemin tek autoritetet lokale.

XS
SM
MD
LG