Ndërlidhjet

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit kërkon lirimin e iranianes


Ilustrim

Ilustrim

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit ka bërë thirrje për lirimin e shtetases britaniko-iraniane, Ghoncheh Ghavami, e cila është arrestuar në Iran, në muajin qershor, për shkak se ka bërë përpjekje të shohë një lojë të volejbollit të meshkujve.

Federata ka thënë se nuk do që të ndërhyjë në “ligjet dhe kulturat e asnjë kombi”, por ka shtuar se ky indicent i ndjeshëm meriton vëmendje të lartë.

Presidenti i Federatës, Ary Graca, ka thënë se i ka shkruar letër edhe presidentit të Iranit, Hassan Rohani, për t’i kërkuar lirimin e Ghavamit.

Avokati i Ghavamit ka thënë se ajo është gjetur fajtore për përhapjen e propagandës kundër sistemit iranian dhe se është dënuar me një vjet burgim.

Por, zëdhënësi i gjyqësorit në Iran, Mohseni Ejei, ka thënë se dënimi nuk është shqiptuar ende.

XS
SM
MD
LG