Ndërlidhjet

Sheshel kthehet në Beograd të mërkurën


Vojisllav Sheshel
Vojisllav Sheshel

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Serbisë për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, Rasim Lajiq, ka thënë se ish-politikani serb, Vojisllav Sheshel, do të kthehet në Beograd të mërkurën, më 12 nëntor.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të kryera gjatë shkatërrimit të ish-Jugosllavisë ka urdhëruar lirimin e përkohshëm të të akuzuarit serb për krime lufte, për shkaqe shëndetësore.

Sheshel akuzohet për vrasje, pastrim etnik dhe për krime të tjera të luftës në Bosnjë dhe në Kroaci.

Ai ka qenë në Hagë për më tepër se një dekadë, në pritje të vendimit gjyqësor.

XS
SM
MD
LG