Ndërlidhjet

logo-print

SHBA Rusisë: Ndal destabilizimin e Ukrainës


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që të ndalojë përkeqësimin e situatës në lindje të Ukrainës, duke dërguar armë dhe mbështetje tjetër për separatistët pro-rusë atje.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Uashingtoni dënon Rusinë për militarizimin në rrijtje të rajonit Donbas, nëpërmjet ofrimit të tankeve dhe pajisjeve të tjera të rënda për separatistët.

Komentet e saj janë bërë pak ditë pasi Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se monitoruesit e saj kanë parë kolona të mëdha armësh dhe ushtarësh në rajonin e Donjeckut.

Psaki ka akuzuar Rusinë dhe separatistët për “shkelje flagrante” të armëpushimit të 5 shtatorit.

Ajo po ashtu ka thënë se kostoja për Moskën do të rritet, nëse ajo vazhdon me veprimet e saj destabilizuese dhe të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG