Ndërlidhjet

Kina apelon për integrim ekonomik të Azi-Paqësorit


Pekin

Pekin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u ka bërë thrrje liderëve të Azi-Paqësorit që të punojnë më shumë për integrimin rajonal ekonomik dhe për promovimin e lidhjeve biznesore.

Xi i ka bërë këto komente në Pekin, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit për bashkëpunim ekomomik të Azi-Paqësorit.

“Perspektivat le të bëhen realitet dhe le t’i bëjmë dy anët e Paqësorit shumë më të hapura dhe më të integruara”, u ka thënë Xi liderëve të tjerë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Barack Obama, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin.

Në ditën e parë të samitit, Pekini ka bërë publike një marrëveshje të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG