Ndërlidhjet

Pakistan: 56 të vdekur në aksident


Pakistan
Pakistan

Pesëdhjetegjashtë njerëz kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi pasagjerësh me një kamion, në jug të Pakistanit.

Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në qarkun Khairpur, në provincën Sind.

Po sipas policisë, në kohën e aksidentit ka pasur shumë mjegull.

Autobusi raportohet se ka transportuar rreth 70 njerëz.

Sipas autoriteteve spitalore, në mesin e viktimave janë 14 gra dhe tetë fëmijë.

Aksidentet fatale janë të shpeshta në Pakistan, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut.

XS
SM
MD
LG