Ndërlidhjet

Shërohet nga Ebola mjeku njujorkez


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Nju Jork kanë bërë të ditur se mjeku që është infektuar me Ebola, është shëruar plotësisht dhe pritet që sot të dalë nga spitali.

Dr. Craig Spencer ka dalë pozitiv ndaj virusit më 23 tetor, vetëm disa ditë pasi është kthyer nga Guineja, ku ka trajtuar pacientë me Ebola.

Lajmi për infektimin e tij ka shqetësuar shumë qytetarë, sidomos kur është bërë e ditur se ai ka hyrë në metro para se të rezultonte pozitiv.

Spencer, 33 vjeç, është trajtuar në një njësi të izolimit në spitalin Bellevue të Menhetënit.

XS
SM
MD
LG