Ndërlidhjet

Irani nënshkruan sot marrëveshje bërthamore me Rusinë


Shefi i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi.
Shefi i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Shefi i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi, pritet të finalizojë sot një marrëveshje me Rusinë, për ndërtimin e dy centraleve bërthamore.

Salehi do të nënshkruajë marrëveshjen gjatë vizitës së paraparë në Moskë.

Sipas mediave iraniane, dy centralet bërthamore do të ndërtohet nga Rusia pranë centralit të vetëm bërthamor në Iran, Bushehr.

Irani ka thënë se planifikon të ndërtojë 20 centrale bërthamore, në përpjekje për të zvogëluar varësinë e tij nga nafta dhe gazi.

Në shtator, Irani dhe Rusia kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për tregti dhe investime.

XS
SM
MD
LG