Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Putin “shkëmbejnë fjalë”


Pekin

Pekin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shkëmbyer disa herë fjalë gjatë një samiti të vendeve të Azi-Paqësorit në Pekin.

Disa nga takimet e tyre janë dukur të ftohta dhe nuk është e qartë nëse ata kanë folur për konfliktin në Ukrainë apo për çështje të tjera.

Në një moment, Obama mezi është përgjigjur kur Putin i ka rrahur krahët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Putin dhe Obama "kanë folur disa herë shkurtimisht".

Perëndimi është i zemëruar me Rusinë për shkak të rolit të saj në konfliktin në lindje të Ukrainës, si dhe për aneksimin e rajonit të Krimesë.

XS
SM
MD
LG