Ndërlidhjet

logo-print

Liderët e Azi-Paqësorit mbështesin tregtinë e lirë


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Udhëheqësit e vendeve të Azi-Paqësorit, gjatë takimit të tyre në Pekin, janë pajtuar që të punojnë drejt një zone të re të tregtisë së lirë, e cila mbështetet fuqishëm nga Kina.

“Integrimi rajonal ekonomik është forcë afatgjate për rritje ekonomike në rajonin e Azi-Paqësorit”, ka thënë presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Shtetet e Bashkuara janë duke negociuar ndaras marrëveshjen për Partneritet Trans-Pacifik, e cila thuhet se do të sigurojë ndikimin e SHBA-së në rajon, në përgjigje të pushtetit në rritje të Kinës.

Ky Partneritet përfshin 12 vende, por jo Kinën dhe Rusinë.

XS
SM
MD
LG