Ndërlidhjet

Me këngë kundër përhapjes së Ebolës


Bob Geldof

Bob Geldof

Muzikanti dhe filantropi, Bob Geldof, i cili më 1984 ka frymëzuar një brez të yjeve të rokut për të incizuar një këngë bamirëse për Afrikën, do të mbledhë para për të luftuar Ebolën me një verzion të ri të këngës.

Këngëtari irlandez ka qenë organizator i këngës "Do They Know It's Christmas?" (A e dinë ata se janë Krishtlindjet”), tre dekada më parë, për të ndihmuar të prekurit nga uria në Etiopi.

Geldof ka thënë se kënga do të riincizohet, me disa ndyrshime të vogla të tekstit origjinal.

Ai ka thënë se e ka marrë këtë hap pasi është kontaktuar nga Kombet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se ndihma është urgjentisht e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Ebolës përtej Afrikës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG