Ndërlidhjet

BE: Vizita e Ramës në Serbi duhet të jetë pikë kthese


Rama dhe Vuçiq

Rama dhe Vuçiq

Bashkimi Evropian ka thënë se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi duhet të paraqesë një pikë kthese në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Megjithatë, Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, janë përplasur rreth Kosovës.

Rama ka thënë se pavarësia e saj është e pamohueshme, ndërsa Vuçiq e ka konsideruar këtë si provokim.

Vuçiq, pas kësaj, ka thënë se është humbur shansi për një kapitull të ri në marrëdhëniet Serbi-Shqipëri.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, i është shmangur përgjigjes direkte për këtë çështje, pasi është pyetur nga gazetarët në Bruksel.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm. I gjithë rajoni është angazhuar të punojë në bazë të perspektivave evropiane. Besojmë se përpjekjet në këtë drejtim duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të përfitojë popullata e gjithë rajonit”, ka thënë Kocijançiq.

XS
SM
MD
LG