Ndërlidhjet

Obama e Putin flasin për Iranin, Sirinë…


Pekin
Pekin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë diskutuar për Iranin, Sirinë dhe Ukrainën, gjatë tre takimeve të tyre, në margjina të një samiti të vendeve të Azi-Paqësorit, në Pekin.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Bernadette Meehan, ka thënë se Obama dhe Putin “kanë biseduar për rreth 15-20 minuta”.

Por, as Meehan dhe as zyrtarët rusë nuk kanë zbuluar detaje për bisedën e tyre.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë më të këqijat që prej Luftës së Ftohtë.

SHBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë sanksionuar Rusinë për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe për shkak të rolit të saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG