Ndërlidhjet

logo-print

Forcat izraelite vrasin një palestinez


Ilustrim

Ilustrim

Një palestinez është vrarë sot në përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor.

Burimet mjekësore kanë thënë ai ka vdekur pasi është qëlluar me plumba, pranë qytetit Hebron.

Vrasja vjen një ditë pasi një ushtar izraelit dhe një grua izraelite janë vrarë në sulme me thika – i pari në Tel Aviv, i dyti në Bregun Perëndimor.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar liderin palestinez, Mahmud Abbas, dhe grupin militant të Hamasit për nxitje të dhunës.

XS
SM
MD
LG