Ndërlidhjet

Rusia dhe Irani zyrtarizojnë bashkëpunimin bërthamor


Centrali bërthamor i Iranit, Bushehr.

Centrali bërthamor i Iranit, Bushehr.

Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Iran.

Kompanitë shtetërore bërthamore të të dyja vendeve kanë nënshkruar sot në Moskë kontratën për ndërtimin e dy reaktorëve në centralin e Bushehrit, me mundësi të zgjerimit edhe me katër reaktorë të tjerë.

Bushehri është centarli i parë bërthamor i Iranit, i cili është ndërtuar nga Rusia dhe ka hyrë në funksion më 2011.

Në bazë të një protokolli të ndarë, të nënshkruar po ashtu sot, Rusia dhe Irani synojnë të bashkëpunojnë për ndërtimin e tetë reaktorëve të tjerë – katër në Bushehr dhe katër gjetkë.

Irani po bën përpjekje të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi.

XS
SM
MD
LG