Ndërlidhjet

Sulmet ajrore, vrasin 6 militantë në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të Inteligjencës pakistaneze, thonë se një avion amerikan pa pilot, dyshohet se ka sulmuar në zonën veri-perëndim, afër kufirit me Afganistanin, me ç’rast janë vrarë 6 militantë.

Gjatë këtij viti, thuhet se në këtë rajon janë zhvilluar 19 sulme të tilla.

Sipas zyrtarëve, sulmet ajrore kanë goditur një shtëpi dhe një makinë në zonën Data Khel në veri të Vaziristanit, afër kufirit afgan.

Zyrtarët, kanë folur në kushte anonimiteti, pasi që nuk janë të autorizuar që të flasin për media.

Veriu i Vaziristanit, është konsideruar si zonë e sigurt për banorët lokalë dhe trupat e huaja, deri më 15 qershor, kur forcat e Pakistanit kanë nisur një fushatë operacionale, për të eliminuar, ata që akuzohen për orkestrimin e veprave terroriste në Pakistan dhe në Afganistan.

Sipas ushtrisë pakistaneze, ata kanë arritur që të pastrojnë këtë rajon nga militantët, për 80 përqind.

XS
SM
MD
LG