Ndërlidhjet

15 vjet burg, për udhëheqësit e një banke në Kabul


Sher Khan Farnoud, themeluesi i ish bankës 'Kabul Bank', gjatë gjykimit.
Sher Khan Farnoud, themeluesi i ish bankës 'Kabul Bank', gjatë gjykimit.

Një gjykatë e apeli, ka zgjatur dënimin me burg, ndaj ish-zyrtarëve të lartë të bankës në Kabul, ‘Kabul Bank’ , e cila ishte banka më e madhe private në Afganistan, para se ajo të bankrotoj në vitin 2010, me rreth 1 miliard dollarë borxhe.

Themeluesi i bankës, Sher Khan Farnood, dhe ish shefi ekzekutiv i bankës, Khalif Ferozi, janë dënuar më 15 vite burg, me akuzën për përvetësim dhe mashtrim. Ndaj tyre janë shqiptuar edhe gjoba.

Farnood me 237 milion dollarë, ndërsa Ferozi është dënuar më 137 milion dollarë.

Një gjykim paraprak ndaj tyre, i kishte dënuar me 5 vite burg.

Por, kritikat e larta, që e konsideruan dënimin e ulët, bën që Presidenti i ri, Ashraf Ghani, të urdhërojë, rihapjen e çështjes.

Vendimi i ri ndaj tyre, po ashtu përfshin konfiskimin e pronave të dy aksionarëve të bankës, Mahmood Karzai, vëllau i ish-Presidentit Hamid Karzai, dhe, Hasin Fahim, vëllau i ish zëvendës -presidentit, Qasim Fahim.

XS
SM
MD
LG