Ndërlidhjet

OSBE paralajmëron rritje të dhunës në lindje të Ukrainës


OSBE, në Ukrainë
OSBE, në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se rreziku për eskalim të dhunës, në konfliktin në lindje të Ukrainës, është në ‘rritje’.

Michael Bociurkiw, udhëheqës i misionit të OSBE-së në Ukrainë, në një konferencë për media në Kiev, të martën, ka thënë se, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, prej se është arritur armëpushimi mes qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, ‘konflikti vazhdon të mos ndalet’.

Zyrtarët e saj, thonë se monitoruesit e OSBE-së, të martën, gjatë ditës, kanë vërejtur një konvoj të pashënuar të ushtarëve, në lindje qytetit Donetsk, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Monitoruesit e OSBE-së, kanë thënë se kanë parë 43 automjete, të cilat lëvizin drejt qendrës së qytetit, ku prej tyre pesë kamionë, mbanin në rimorkiot e tyre120mm pjesë të artilerisë. Kurse pesë kamionë të tjerë, mbanin raketa të ndryshme.

Ky është një prej, raportimeve të fundit, të cilat tregojnë se kamionë ushtarakë, të mbushur me armatim, po hyjnë në lindje të Ukrainës.

Kjo ka bërë që të shfaqen dyshimet, se mbase separatistët pro-rusë po përgatiten për një ofenzivë të re të sulmeve.


XS
SM
MD
LG