Ndërlidhjet

Holandezët vazhdojnë hetimet për rrëzimin e fluturimit MH17


Pamje nga vendi i ngjarjes.
Pamje nga vendi i ngjarjes.

Ekspertë holandezë, kanë shkuar pranë vendit ku është rrëzuar avioni i Malaysia Airlines MH17, në Ukrainën lindore, duke shpresuar që të rimarrin pjesët e mbetura nga avioni.

Në muajin korrik, avioni është rrëzuar mbi territorin e mbajtur nga rebelët pro-rusë, duke vrarë 298 njerëz në bord, shumica nga Holanda.

Kreu i ekipit holandez, Pieter-Jaap Aalbersberg, ka thënë të martën, se ekspertët janë ‘gati’ për të filluar mbledhjen e pjesëve të avionit.

Në anën tjetër, rebelët janë cituar të kenë thënë se disa procedura protokollare, u kanë pamundësuar mbledhjen e pjesëve të avionit.

Ukraina dhe vendët perëndimore, kanë akuzuar separatistët pro-rusë, që kanë rrëzuar avionin, duke përdorur një raketë ruse, akuzë kjo që vazhdon të mohohet nga rebelët dhe Moska.

Ndryshe, në mesin e pasagjerëve ishin edhe 27 australian.

XS
SM
MD
LG