Ndërlidhjet

Rama: Faleminderit Kosovë, përulësisht


Pamje nga vizita e Ramës, në Preshevë.
Pamje nga vizita e Ramës, në Preshevë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar mijëra kosovarë që dolën përgjatë rrugës për t’a përshëndetur, derisa po kthehej nga Serbia.

“Për Shqipëri përmes Kosovës me zemrën plot, falë mijëra shqiptarëve që dolën përgjatë rrugës për të na përshëndetur. Faleminderit përulësisht”, ka shkruar Rama, në rrjetin social ‘Facebook’.

Rama, është përshëndetur dhe falënderuar nga mijëra shqiptarë të Kosovës, për paraqitjen e tij në konferencën për media në Beograd, ku tha se pavarësia e Kosovës është realitet që duhet të pranohet nga të gjithë.

Rama, ka emocionuar edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës, të cilët i vizitojë të martën, në ditën e dytë të takimit në Serbi.

Ai u ka thënë atyre, se Qeveria e Shqipërisë nuk do të rresht së punuari për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të rilindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari, kudo që ai jeton.

XS
SM
MD
LG