Ndërlidhjet

Dhunë mes policëve dhe protestuesve në Varshavë


Pamje nga përleshjet në Varshavë
Pamje nga përleshjet në Varshavë

Njoftohet se 220 persona janë arrestuar dhe 23 policë janë lënduar, gjatë përleshjeve, më 11 nëntor në Varshavë.

Dhuna ka ndodhur, derisa vendi po kremtonte Ditën e Pavarësisë së Polonisë.

Huliganët, disa të maskuar, kanë hedhur gurë e fishekzjarre në drejtim të policëve. Më pastaj, policia i’u është përgjigjur me topa uji.

Këta persona ishin në mesin e mijëra njerëzve, të cilët morrën pjesë në një marsh, të organizuar nga grupe ekstremiste nacionaliste.

Ndryshe, Polonia ka shënuar pavarësinë, e fituar pas Luftës së Parë Botërore.

XS
SM
MD
LG