Ndërlidhjet

Merkel, paralajmëron investime gjermane në Pakistan


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Berlini dhe Islamabadi, janë të interesuar që të përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale.

Për një gjë të tillë, Merkel, ka folur pas bisedimeve që ka zhvilluar me kryeministrin e Pakistanit, Nawaf Sharif.

Pas diskutimeve në Berlin, më 11 nëntor, Merkel ka thënë se Gjermania dëshiron që të rrisë investimet e saj në Pakistan, veçanërisht në sektorin e energjetikës.

Merkel, ka thënë se Banka për Zhvillimin Shtetëror në Gjermani KfW, tashmë është e përfshirë me disa projekte në Pakistan.

Por, ajo thotë se, pengesë ndonjëherë ka shfaqur çështja e sigurisë në Pakistan.

Kryeministri Sharif, i cili ka shkuar në Berlin më 10 nëntor, ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore, ka thënë se kompani të gjermane kanë shfaqur shumë interesim për të investuar në sektorin e energjetikës në Pakistan.

XS
SM
MD
LG