Ndërlidhjet

SHBA dhe Kina, me objektiva të reja ndaj ndryshimeve klimatike


Presidenti Barack Obama dhe ai kinez, Xi Jinping, gjatë një dreke në Beijing.
Presidenti Barack Obama dhe ai kinez, Xi Jinping, gjatë një dreke në Beijing.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe Presidenti kinez, Xi Jinping, kanë njoftuar për objektiva të reja, ndaj ndryshimeve klimatike.

Për një gjë të tillë, ata kanë folur sot, në takimin që po zhvillohet në Pekin.

Obama ka thënë se qëllimi i tij është që deri në vitin 2025, të ulen emetimet e gazrave serrë në 26 përqind deri në 28 përqind, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Presidenti Jinping, është zotuar që Kina, do të kërkojë për burime tjera energjetike, për t’iu larguar sa më shumë lëndëve djegëse fosile.

Obama ka shtuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë dallime të rëndësishme, por se të dy vendet kanë një interes të madh në suksesin e njëri-tjetrit.

Në anën tjetër, Presidenti kinez, ka thënë se ka zhvilluar bisedime ‘konstruktive’, me Obamën, dhe se të dy janë pajtuar që të përshpejtojnë diskutimet mbi një traktat dypalësh të investimeve.

XS
SM
MD
LG