Ndërlidhjet

Katër studentë amerikanë, gjobiten dhe dëbohen nga Rusia


Ilustrim
Ilustrim

Katër studentë amerikanë, janë dëbuar nga Rusia, pasi që autoritetet ruse kanë thënë se vizat e tyre nuk ishin në rregull.

Studentët, kanë shkuar në St. Petersburg më 6 nëntor, për të marrë pjesë në një konferencë, me ç’rast autoritetet e emigracionit dhe policia, u kishte kërkuar atyre vizat.

Babai i njërit prej studentëve, ka thënë për Associated Press, se ata janë mbajtur për një kohë nga autoritetet, të cilët pastaj i kanë paraqitur edhe para një gjykate, dhe i kanë dënuar secilin me nga 110 dollarë.

Ndaj studentëve janë shtruar pyetje, që kanë zgjatur 7 orë, fillimisht në hotelin ku po qëndronin dhe pastaj në zyret e imigracionit.

Agjencia ruse ‘TASS’, citon Yulia Nikolayeva, nga zyra e imigracionit, e cila thotë se, katër studentët kishin shkuar në Rusi me viza turistike, ndërkohë që kanë marrë pjesë në aktivitete të quajtura ‘social-politike’.

Konferenca është organizuar nga Asociacioni i të Rinjve në Rusi, pjesëtarët e së cilës mësojnë të rinjtë, për aftësi të udhëheqjes.

Katër studentët janë kthyer në SHBA, më 11 nëntor.

XS
SM
MD
LG