Ndërlidhjet

logo-print

Evropa, drejt kometës për të kuptuar krijimin e sistemit diellor


Ilustrim

Ilustrim

Sonda e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Roseta, do të përpiqet që të bëj një hetim shkencor mbi një kometë , sot, më 12 nëntor.

Ekspertët në qendrën e kontrollit të misionit të agjencisë në Darmstadt të Gjermanisë, më 11 nëntor, i kanë bërë fillimisht disa prova, ku një robot laboratorik, ka udhëtuar për 6.5 miliard kilometra.

Ndryshe, qëllimi është që ‘Roseta’ të përballet kometën, që ka filluar ta kërkojë para 10 vjetësh.

Për ta zënë kometën, pajisjes i janë dashur të kalojë 10 miliardë kilometra nëpër sistemin diellor.

Anija kozmike “Rosetta”, do të bëhet pajisja e parë që ndonjëherë do jetë në kontakt me një kometë në hapësirë të thellë.

Misioni ka për qëllim që duke zbarkuar mbi sipërfaqen e akullt të kometës, të mundohet të kuptojë se si është formuar sistemi jonë.

Kometat besohet se janë akuj dhe pluhur i lashtë që janë lënë në atë formë pas krijimit të sistemit tonë diellor rreth 4.6 miliard vjet më parë.

“Rosetta” është lansuar në vitin 2004 dhe ka kushtuar 1.76 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG