Ndërlidhjet

Rohani viziton Azerbajxhanin, për të zgjeruar marrëveshjet tregtare


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

Ai do të takohet me homologun e tij, Ilham Aliyev, dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin e vendit me shumicë myslimane.

Rohani, po ashtu do të takohet me zyrtarë të lartë të këtij vendi, me të cilët do të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë mes Tehranit dhe Bakut.

Mahmoud Vaezi, zëvendëskryetar i komisionit ndërqeveritar Azerbajxhan-Iran, për ekonomi dhe bashkëpunim humanitarë, ka thënë se Irani dhe Azerbajxhani, posedojnë aftësi për të rritur qarkullimin e tregtisë në 10 miliard dollarë.

Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, janë përmirësuar pas një tensioni të gjatë, i cili arriti kulmin në vitin 2012, kur autoritetet e Azerbajxhanit patën arrestuar disa persona, që dyshoheshin se kanë lidhje me Iranin, dhe se po përgatisnin sulme në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG