Ndërlidhjet

Ukraina lindore, në luftime të reja


Pamje nga Donetsku
Pamje nga Donetsku

Hedhja e granatave, ka tronditur sot, qytetin e Donetskut në lindje të Ukrainës, i cili kontrollohet nga rebelët.

Raportet nga qyteti, një nga dy kryeqytetet provinciale të mbajtura nga separatistët pro-rusë, thonë se shpërthime të shumta janë dëgjuar sot, më 12 nëntor.

Një korrespodent i AFP-së, ka thënë se granatat janë gjuajtur nga një zonë në afërsi të qendrës së qytetit, nga një pozitë përreth aeroportit të Donetskut, të cilin e kontrollojnë forcat qeveritare të Ukrainës.

Sulmet përreth aeroportit, janë të përditshme, përkundër arritjes së armëpushimit mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, më 5 nëntor.

Separatistët pro-rusë, të cilët kontrollojnë lindjen e Ukrainës, po përpiqen që të marrin edhe kontrollin e aeroportit në Donetsk, i cili po mbahet nga forcat qeveritare.

Perëndimi dhe Kievi, po akuzojnë Rusinë që po mbështet me armë dhe ushtarë, rebelët në Ukrainë.

Kurse, më 11 nëntor, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se rreziku për të eskaluar edhe më shumë dhuna në Ukrainën lindore është në ‘rritje’.

Nga ky konflikt, prej muajit prill deri më tani kanë vdekur më shumë se 4 mijë persona.

XS
SM
MD
LG