Ndërlidhjet

Sulmet ajrore të SHBA-së në Siri, kanë vrarë 850 persona


Ilustrim
Ilustrim

Nga fillimi i fushatës së Shteteve të Bashkuara, në muajin shtator, kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri, sulmet ajrore të tyre kanë vrarë 865 persona, përfshirë edhe 50 civilë, shkruan Reuters.

Për këtë ka njoftuar, sot, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani.

Sipas tyre, shumica e të vrarëve, 764 prej tyre i përkasin grupit ekstremist IS, ndërsa kanë shtuar se këto shifra mund të jenë edhe më të larta.

Në mesin e të vrarëve përveç 50 civilëve, janë edhe disa anëtarë të grupit të lidhur me Al-Kaidën, ‘Fronti Nusra’.

XS
SM
MD
LG