Ndërlidhjet

Dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit Ebola në Mali, bëjnë të ditur autoritetet e këtij vendi, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas tyre, këto dy raste nuk janë të lidhura me rastin tjetër që vdiq nga Ebola në këtë vend, i vetmi që dihej deri më tani.

Ky njoftim erdhi një ditë pasi autoritetet shëndetësore të Malit thanë se nuk është raportuar asnjë rast, pas vdekjes së dy vjeçares e cila kishte udhëtuar në Mali nga Guineja, në fund të tetorit.

Rasti i parë i virusit në Mali, alarmoi qytetarët sepse autoritetet thanë që kjo vajzë kishte pasur gjakderdhje nga hunda, përderisa udhëtonte me familjarët e saj.

Ebola shpërndahet përmes lëngjeve trupore nga njerëzit që janë duke treguar simptomat, duke përfshirë gjakderdhje, vjellje dhe diarre.

Të martën, autoritetet e Malit thanë se afër 30 anëtarë të familjes së vajzës që kanë pasur kontakt me të, janë liruar nga izolimi 21 ditësh, pasi ata nuk kanë treguar asnjë simptomë të sëmundjes.

Ebola mund të shkojë deri 21 ditë pa dalë në pah.

XS
SM
MD
LG