Ndërlidhjet

logo-print

Breedlove: Pajisje ushtarake ruse hanë hyrë në Ukrainë


Philip Breedlove

Philip Breedlove

Komandanti i trupave të NATO-s thotë se aleanca ka vëzhguar një varg të pajisjeve ushtarake ruse duke u futur në lindje të Ukrainës gjatë dy ditëve të kaluara.

Duke folur në Sofje më 12 nëntor, gjenerali i SHBA-ve, Philip Breedlove tha se në kolonat përfshiheshin tanke ruse, artileri, sistem për mbrojtje ajrore dhe trupa luftarake.

Monitoruesit e OSBE-së raportuan më 11 nëntor se kanë parë një konvoj të 43 kamionëve ushtarake pa targa, duke udhëtuar për në qytetin ukrainas të Donjeckut.

Në ndërkohë, raportet thonë se disa granatime ndodhën në Donjeck, në nga dy provincat e mbajtura nga rebelët pro-rusë.

Lëvizjet ushtarake dhe granatimet e shpeshta kanë ngjallur frikën që situata mund të eskalojë, pa marrë parasysh armëpushimin që u bë më 5 shtator, duke e ditur se konflikti ka vrarë më shumë se 4 mijë njerëz që nga muaji prill.

XS
SM
MD
LG