Ndërlidhjet

Franca me rezolutë për njohje të Palestinës


Asambleja Kombëtare e Francës do të votojë këtë muaj një rezolutë shumë simbolike në favor të njohjes së shtetit të Palestinës, me shpresën që ajo mund të ndihmojë për t’i vënë fund konfliktit të disa dekadave në mes të izraelitëve the palestinezëve, kanë thënë autoritetet, raporton AP.

Miratimi nga dhoma e përfaqësuesve të parlamentit mund të dërgojë shenja te qeveria socialiste epresidentit francez Francois Hollande, që e ka fjalën e fundit.

Hollande nuk është shprehur rreth kësaj çështjeje kohëve të fundit, por ka përkrahur “njohjen ndërkombëtare” të shtetit të Palestinës gjatë fushatës para 2 vjetësh.

Zyrtarë parlamentarë kanë thënë se rezoluta pritet të votohet më 28 nëntor. Partia Komuniste ka shpërndarë një rezolutë të ngjashme në Senat, me të cilën shtëpia e lartë e parlamentit do të merret me 11 dhjetor.

Muajin e kaluar, ligjvënësit anglezë kanë votuar në favor për diçka të ngjashme, dhe Suedia është bërë shteti më i madh i Evropës Perëndimore që haptazi ka njohur shtetin e Palestinës – duke shkaktuar protesta nga Izraeli, që çuan në tërheqjen e ambasadorit izraelit nga Stokholmi.

XS
SM
MD
LG