Ndërlidhjet

SHBA-ja "e ngrirë" për fundjavë


Një shpërthim i hershëm i ajrit të ftohtë do të lë më shumë se gjysmën e Shteteve të Bashkuara të “ngrira” në fundjavë.

Rreth 200 milionë njerëz pritet të preken nga ky të ftohtët e ashpër, raporton CNN.

Temperaturat e ftohta, jashtë-sezonale, që lidhen me një masë ajrore arktike do të vazhdojnë të rriten nga jugu, nëpër qendër të Shteteve të Bashkuara.

Temperaturat parashikohen të shkojnë minus 20 deri në minus 40 gradë celsius.

Si ndodhi kjo?

Banorët amerikanë mund të fajësojnë Tajfunin Nuri për këtë.

Thuhet të jetë cikloni më i fuqishëm pas-tropikal që është shënuar ndonjëherë në Pacifikun Verior.

Stuhia u përplas me ajrin e të ftohtë arktik në Alaskë dhe Kanada Veriore, duke e shtyrë atë drejt jugut.

XS
SM
MD
LG