Ndërlidhjet

Presidenca: Koha e fundit që liderët të veprojnë


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje sërish liderëve të partive politike që t'i japin fund procesit të stërzgjatur të formimit të institucioneve të reja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu ka thënë se procesi i stërzgjatur i ndërtimit të institucioneve po vazhdon ta pengojë funksionimin e shtetit dhe ka pamundësuar konsolidimin ndërkombëtar të tij.

"Është koha e fundit që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre dhe të tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse, bazuar në kuadrin kushtetues dhe në parimet e përcaktuara që respektojnë rendin kushtetues të vendit dhe obligimet ndërkombëtare të tij", ka deklaruar Vllahiu.

Sipas tij, Presidentja vazhdon të kërkojë nga liderët politikë që ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të reflektojnë duke i ofruar njëri tjetrit mundësinë e dialogimit e përmes kompromisit për qytetarët e Kosovës, ta nxjerrin vendin nga kjo gjendje amullie.

XS
SM
MD
LG