Ndërlidhjet

Vukpalaj: Shoqëria kosovare me politizime negative


Fotografi nga Prishtina
Fotografi nga Prishtina

Profesori i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Anton Vukpalaj, i cili ligjëron në departamentin e shkencave politike, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se shoqëria kosovare është e politizuar negativisht.

Radio Evropa e Lirë
Zoti Vukpalaj, jo rrallë herë është thënë se shoqëria në Kosovë është mjaft e politizuar. Pse mendoni se ndodh kjo?

Anton Vukpalaj: Mendoj se origjina e këtij lloj politizimi është pikërisht te ajo mungesa e cila ka ekzistuar për një kohë të gjatë që shoqëria kosovare ka qenë e privuar prej të drejtave politike që quhen e drejta e votës, e drejta e pjesëmarrjes e cila ka qenë gjatë kohës së para luftës që ka qenë një e drejtë e pa lejuar. Pas luftës ka ndodhur gati një lloj kthese për arsye se kemi pas një kthim të të drejtave të cilat ekzistojnë në pjesëmarrjen në votim, pjesëmarrjes në çështjet e komunitetit të funksionimit të shoqërisë.

Mirëpo, siç e dini edhe ju vetë, ky është një proces mjaftë i gjatë i cili nuk mund të krijohet për një natë. Ky është një proces i cili sigurisht që do të kërkoj kohë. Mirëpo, ajo që vërehet këtu është se nuk kemi pas një lloj të politizimit të shoqërisë në kuptim pozitiv, që nënkupton pjesëmarrje në të gjitha ngjarjet, aktivitetet që ndodhin në kuadër të shoqërisë – pjesëmarrje qytetare që është gati i nevojshëm politizimi, nëse mund të them nga aspekti pozitiv.

Ka ndodhur një politizim negativ sepse kemi pas një lloj përdorimi faktikisht i cili është ri kooperuar nëse mund të them ose ne e quajmë edhe satelizim të mobilizimeve sociale në favor të organizimeve partizane do të thotë partiake.

E kjo është ajo që sot manifestohet rregullisht në shoqërinë kosovare.

Radio Evropa e Lirë
Përmendet aspektin negative të kësaj dukurie. Sa është shqetësuese kjo?

Anton Vukpalaj: Sigurisht, nëse e shikojmë një prej elementeve, një prej shtyllave të shoqërisë demokratike që është shoqëria civile si kurriz i demokratizimit të shoqërisë, shoqëria kosovare është pikërisht shembulli i asaj se si mund të shkatërrohet një kundër pushtet.

Shoqëria civile është një lloj kundër pushteti për të gjitha padrejtësitë eventuale që mund të bëhen ndaj shoqërisë. Edhe kjo shoqëri civile kemi parë sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit ka pasur lëvizje të aktorëve të shoqërisë civile – bashkim me partitë politike. Një lloj shkrirje faktikisht progresive të asaj force që duhet të jetë baza e të gjitha kundër pushteteve sepse ajo që e dini i karakterizon shoqëritë autoritare totalitare, pikërisht është mungesa e kundër pushteteve.

Në shoqëritë demokratike është pikërisht shoqëria civile ajo që duhet ta luante ketë rol që fatkeqësisht në Kosovë nuk e ka luajtur (rolin) ashtu siç duhet.

Radio Evropa e Lirë
Kur jemi te organizata jo-qeveritare, sa mendoni se është imune ndaj politikës?

Anton Vukpalaj: Mendoj se një shoqëri civile që është dashur të ndërtohet në Kosovë ku ka pasur këtu edhe investime prej ndërkombëtareve që të fuqizohet pikërisht kjo pjesë e shoqërisë, nuk ka arritur kurrë të kristalizohet kurrë si e tillë . Nuk ka arritur kurrë të bëhet një forcë apolitike faktikisht ashtu siç do të duhet të ishte. Edhe kjo normalisht që e cenon vet nëse mund të them se lidhet ngushtë me çështjen e politizimit sepse nëse kemi politizim të orientuar, atëherë kjo e pengon demokratizimin e shoqërisë dhe është pengesë kryesore për ndërtimin e një shteti, faktikisht ndërtimin e mirëfilltë të shoqërisë në baza demokratike dhe të mirëfillta.

Radio Evropa e Lirë
Sa po arrin kjo shoqëri t’i mbrojë fëmijët nga politizimi, qoftë nga politika e brendshme, apo edhe ajo e jashtme? “I madh e i vogël”, siç thotë një fjalë, u përfshin në ndeshjen Shqipëri – Serbi, nxënës shkollash debatojnë për politikanin më të mirë a po më të keq…?

Anton Vukpalaj: Ky është një shembull shumë i mirë i asaj se ku na qon politizimi ekstrem i shoqërisë. Ne e dimë se sporti është orkestruar nga shteti, është një histori e vjetër sepse kjo ka lind shumë më parë e dini prej lojërave olimpike të Berlinit që ka qenë një instrumentalizim i sportit për interesa politike.

Kemi pasur luftën e ftohët edhe sidomos në Ballkan, e Ballkani është rast tipik i kësaj se deri në çfarë mase shtetet e përdorin sportin për interesa politike.

Mungesa e kundër pushteteve që e thash edhe me parë e pengon krijimin e një shoqërie e cila mendon ta percëptoj, per shembull sportin, në ketë rast si një aktivitet që do të thotë se ka rolin e vet të vërtet në edukimin e rinisë, vlerat e punës në grup, lider-ship, rregullat humbja dhe fitorja, të gjitha këto eliminohen dhe reduktohen në një lloj perceptimi politik të asaj që është manifestuar dhe e kemi parë edhe këtu një kundërshtim, një devijim të asaj që do të duhej të ishte sporti në kushte normale. Ky është një lloj simptomi nëse mund të them i asaj që e biseduam me parë.

XS
SM
MD
LG