Ndërlidhjet

Konfirmohet aktakuza kundër politikanit serb, Oliver Ivanoviq


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Një gjykatës ndërkombëtar ka refuzuar si të pabazuar kërkesat e pala mbrojtëse për hedhjen poshtë të aktakuzës së ngritur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër pesë të pandehurve.

Në mesin e tyre është edhe politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, të cilin aktakuza e ngarkon me krime lufte.

Katër të tjerët janë Dragoljub Delibashiq, Illija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.

Në një komunikatë për opinion, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se tre “të pandehur akuzohen për vrasje të rëndë dhe tentim vrasjeje të rëndë, ndërsa dy të pandehurit tjerë akuzohen për nxitje për t’i kryer këto vepra. Për më shumë, njëri nga të pandehurit akuzohet për krime të luftës”.

Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG