Ndërlidhjet

logo-print

Sheshel: E kam dërmuar Tibunalin


Vojisllav Sheshel

Vojisllav Sheshel

I akuzuari për krime lufte në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, Vojisllav Sheshel, ka deklaruar sot në selinë qendrore të Partisë Radikale Serbe në Zemun të Serbisë, se dëshiron që sa më parë të largojë nga pushteti Tomisllav Nikolliqin dhe Aleksandar Vuciqin.

Presidentin dhe kryeministrin e Serbisë ai i quajti “tradhtarë”.

Para një turme prej disa mijë njerëzish, Sheshel ka thënë se Tribunali është “një bishë e plagosur globaliste, e cila vazhdon të shkatërrojë jetët e liderëve serbë, politikë dhe ushtarak”, njoftojnë mediat në Serbi.

“Ju kam premtuar se do ta dërmoj Tribunalin. Beteja ka zgjatuir më gjatë seç kam pritur”, ka thënë Sheshel, të cilin Tribunali e ka liruar përkohësisht, për të kërkuar trajtim mjekësor në Serbi.

Ai vuan nga kanceri në zorë të trashë.

XS
SM
MD
LG