Ndërlidhjet

KS: Takim urgjent për Rusinë dhe Ukrainën


Ukrainë...

Ukrainë...

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent sot ne mbrëmje, pas raportimeve për hyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Diplomatët thonë se mbledhja u kërkua nga Shtetet e Bashkuara, pasi NATO-ja tha se kolona të tankeve ruse, artileri, sistem për mbrojtje ajrore dhe trupa luftarake hynë në lindje të Ukrainës gjatë dy ditëve të fundit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë tha se “nuk ka evidencë” prapa deklaratave të NATO-s.

Në ndërkohë, raportet thonë se disa granatime ndodhën në Donjeck, në nga dy provincat e mbajtura nga rebelët pro-rusë.

Lëvizjet ushtarake dhe granatimet e shpeshta kanë ngjallur frikën që situata mund të eskalojë, pa marrë parasysh armëpushimin që u bë më 5 shtator, duke e ditur se konflikti ka vrarë më shumë se 4 mijë njerëz që nga muaji prill.

XS
SM
MD
LG