Ndërlidhjet

Kerry e Lavrov diskutojnë për Ukrainën dhe Iranin


 John Kerry dhe Sergei Lavrov

John Kerry dhe Sergei Lavrov

Rusia thotë se ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka diskutuar krizën në Ukrainë dha ka shtyrë për marrëveshje rreth programit bërthamor të Iranit, gjatë një bisede telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në një njoftim, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Kerry i telefonoi sot Lavrovit.

Thuhet se Lavrov shprehu nevojën e menjëhershme për "dialog të drejtpërdrejtë midis Kievit dhe Donjeckut dhe Luhanskut, në kontekst të zgjedhjeve që u mbajtën atje".

Ukraina dhe Perëndimi thonë se votimet ishtin jo-legjitime dhe shkelën marrëveshjen e 5 shtatorit.

Ministria tha se Kerry dhe Lavrov folën edhe për nevojën për të arritur në marrëveshje me Iranin, në lidhje me shqetësimet për programin e tij bërthamor.

Irani dhe gjashtë fuqi botërore, përfshirë Rusinë dhe SHBA-të, kanë vendosur 24 nëntorin si afatin e fundit për një marrëveshje, por vazhdojnë të mbesin pengesa serioze.

XS
SM
MD
LG