Ndërlidhjet

Zyrtarët policorë të Bullgarisë thonë se kanë konfiskuar 112 kilogramë të drogës heroinë, që ishte e fshehur afër kufirit me Turqinë, raporton AP.

Zyrtari më i lartë policor i Bullgarisë Svetlozar Lazarov tha se 119 paketime të drogës, me vlerë rreth 7 milionë euro, ishin fshehur nën tokë, në një fermë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Bullgaria, që iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2007, njihet si vend transit masiv i trafikimit të drogave.

Lazarov tha se policia, vetëm për këtë vit, kanë konfiskuar një tonelatë heroinë, gjysmë ton droga sintetike, 50 ton marihuanë dhe më shumë se 100 kilogramë kokainë.

XS
SM
MD
LG