Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Irakut Haidar al-Abadi shkarkoi 36 oficerë të ushtrisë, në një kohë kur ushtria është në konflikt të dhunshëm me militantët e Shtetit Islamik.

Zyra e tij tha se Abadi, që gjithashtu është edhe komandant i ushtrisë, ka shkarkuar një numër të madh të oficerëve ushtarakë, ka suspenduar 26 komandantë dhe ka dërguar 10 në pension.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, nuk u bë e ditur nëse këta persona kishin poste luftarake apo administrative.

Abadi gjithashtu emëroi 18 komandantë, në përpjekje për "përforcim të ushtrisë me vija profesionale dhe për të luftuar çdo formë të korrupsionit ".

Ministri i Mbrojtjes Khaled al-Obaidi u betua javën e kaluar për të hetuar dështimet ushtarake që çuan në mundësinë e Shtetit Islamik për të marrë rajone të mëdha të Irakut.

Militantët e IS-it udhëhoqën një ofensivë të madhe në qershor, duke marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosulin, derisa forcat e sigurisë në këtë vend përjetuan një kolaps masiv.

XS
SM
MD
LG